Një moment thellësisht emocional ka shoqëruar vizitën e Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, në Jabollçishtë të Epërme. Politikologu Xhenis Sulimani ka ndarë një reflektim prekës.
“Nuk më hiqet nga mendja një plak nga Jabollçishta e Epërme, që me lot në sy priste t’i shtrëngonte dorën Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj. 🇦🇱 Lot gëzimi, që simbolizonin vite pritjeje, mall e ndjenjë se nuk je i harruar”, shkruan Sulimani.
Sipas tij, ai shtrëngim duarsh nuk ishte thjesht një përshëndetje protokollare, por një simbolikë e thellë e lidhjes shpirtërore dhe kombëtare. “Ishte edhe një thirrje e heshtur që dora e Tiranës të mos mungojë kurrë në këto anë”, thekson ai.
