VMRO-DPMNE NËPËRMJET ANKETAVE TË RREME PO TENTON TË INSTALOJË Izet Mexhitin NË KRYE TË VLEN-it

I njëjti emër, të njëjtat metoda, vetëm sponsorët ndryshojnë.

Izet Mexhiti, dikur i promovuar si i preferuari i LSDM-së dhe Zoran Zaevit për të minuar fuqinë e BDI-së në qeveri, sot po shtyhet përpara nga qarqe të lidhura me VMRO-DPMNE, përmes anketave të rreme që po qarkullojnë në portale.

Në momentin kur brenda VLEN-it ka një përplasje të hapur për lidership mes Bilall Kasamit dhe Izet Mexhitit, papritur dalin “anketa” që e paraqesin Mexhitin si kandidatin më të favorizuar.

Shërbimi sot për njërin dhe nesër për tjetrin duket se është bërë mënyrë funksionimi për Mexhitin. Dhe pikërisht kjo e bën të përshtatshëm për ata që kërkojnë figura të kontrollueshme.

Pyetja që shtrohet është e thjeshtë:
A po vendos VLEN për lidershipin e vet, apo dikush po e projekton atë përmes anketave të porositura?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top