Ish-presidenti i FC Shkup, Yasin Konyali, ka rikthyer vëmendjen mbi klubin përmes një postimi në “STORY”, ku njofton se klubin ia ka dorëzuar Bekim Baftijarit. Bekim, djali i trajnerit legjendar të FC Shkup, Bajrush Baftijari, ishte emëruar në janar Drejtor i Akademisë së klubit ⚪️🔵 dhe tani pritet të udhëheqë skuadrën nga Çairi.
Rrjedha e ngjarjeve dhe ndikimi i këtij ndryshimi mbetet për t’u parë, ndërsa fansat presin njoftimin zyrtar që mund të publikohet së shpejti në faqen e klubit.
