Ziadin Sela godet Izet Mexhitin: “E vërteta nuk përzihet me gënjeshtra — unë nuk jam pjesë e qeverisë së mashtrimeve!

Në një reagim të fuqishëm ndaj deklaratave të Izet Mexhitit, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka zbuluar edhe një herë qartë pozicionin e tij politik, duke theksuar se nuk ka asnjë komunikim me Mexhitin dhe nuk është pjesë e qeverisë aktuale.

“Aq shumë është përzier skena politike, tha Izeti, sa nuk e di me kë ka komunikuar… Por e ngatërruar është vetëm gënjeshtra, propaganda dhe e pavërteta,” theksoi Sela. Ai shtoi se e vërteta është çdoherë e pastër, e vetme dhe e pandryshueshme, duke lënë të kuptohet se disa aktorë politikë po tentojnë ta manipulojnë opinionin publik.

Sela u shpreh prerë: “Unë nuk jam në krah të atyre që duan të zhbëjnë të drejtat e shqiptarëve. Matjet e suksesit tim në politikë bëhen me kontributin për barazi, jo me privilegje pushteti.”

Me tone sfiduese, ai përfundoi: “Do të shihemi në parlament, pushteti nga njëra anë e unë nga ana tjetër — jo në krah, por ballë për ballë!”

👉 Reagimi i Selës vjen si një mesazh i qartë se Ai mbetet në anën e së vërtetës dhe të drejtave të shqiptarëve, duke refuzuar çdo kompromis me propagandën politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top