Kreu i ASH-së, Ziadin Sela, ka zbuluar emrin e partisë së tij të re, “Lidhja Shqiptare”, gjatë emisionit “Dialog te Lajm’i”.
Sela tha se anëtarët e këtij grupacioni janë njerëz të vërtetë, me ide dhe ideale të forta, të gatshëm të ndërtojnë një strukturë të fuqishme politike. Ai theksoi se zgjidhja nuk është dorëzimi apo tërheqja, por veprimi i organizuar dhe i vendosur.
“Unë e kam krijuar këtë parti të re politike. Emri është i zgjedhur me kujdes dhe ka ngjyra kuq e zi. Nuk dorëzohemi nga kjo punë,” tha Sela.
Ai gjithashtu theksoi se ideja dhe kauzat e Aleancës vazhdojnë të kenë ndikim dhe nuk lihen rastësisë, duke theksuar vazhdimësinë e angazhimit politik të tij.
