Ziadin Sela: Qytetarët sot me votën e tyre vendosin për të ardhmen

Strugë, 2 nëntor – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka realizuar të drejtën e tij qytetare duke votuar në zgjedhjet lokale të së dielës.

Pas votimit, Sela u bëri thirrje qytetarëve që të dalin sa më masovisht në votime, duke theksuar se me votën e tyre ata vendosin për të ardhmen e tyre në një periudhë të gjatë.

“Sot qytetarët janë ata që vendosin për të ardhmen e vet. Shpresoj se gojët e liga dhe dashakeqët janë mbyllur. Uroj që e nesërmja të na gjejë më të lirë dhe më të paqtë,” – deklaroi Sela.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top