Zyrtare, Osmani cakton 28 dhjetorin për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vendosur që zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Këtë e bëri të ditur në një konferencë për media, pas takimit konsultativ që pati sot me partitë politike parlamentare.

Osmani fillimisht nënshkroi dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, respektivishit legjislaturën e nëntë të tij.

Ky vendim vjen pas dështimit të mandatit të dytë të Glauk Konjufcës për formimin e qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top