🔴 “Zogu që ikën nga dora nuk zihet më” – Fatmir Beqiri Limani publikon një mesazh plot ironi!

Fatmir Beqiri Limani ka publikuar një status në rrjetet sociale, përmes të cilit përcjell një mesazh me tone ironike dhe kritike, duke ngritur çështjen e mirënjohjes dhe të raporteve mes njerëzve që kanë ndihmuar njëri-tjetrin në rrugëtimin e tyre.

Në reagimin e tij, Limani përdor një shprehje metaforike për të përshkruar situatat kur, sipas tij, harrohet kontributi i atyre që kanë ndihmuar dikë të arrijë në pozita të larta.

“Hypa në majë të Marsit dhe… Mandej pasoi: ‘Shkurt o’vëlla, më jep dy ditë hua që të shuaj plakën me gjithë çfarë ka…!!!’”, shkruan Limani, duke e shoqëruar mesazhin me një tjetër shprehje domethënëse:

“#ZoguQëIkNgaDoraNukZihetMë”.

Përmes këtij postimi, Fatmir Beqiri Limani duket se përcjell një kritikë të koduar ndaj një situate apo raporti të caktuar, pa përmendur drejtpërdrejt emra.

Mesazhi i tij përqendrohet te një ide e vetme: nuk duhet harruar dora që të ndihmoi të ngjitesh në majë.

Back To Top