Mickoski pranon humbjen në Bërvenicë, por nuk e uron fituesin

Kryeministri Hristijan Mickoski ka pranuar se kandidati i mbështetur nga VMRO-DPMNE nuk ka arritur të fitojë në Komunën e Bërvenicës, por në reagimin e tij pas zgjedhjeve nuk ka uruar kandidatin fitues.

Në një postim në Facebook, Mickoski ka theksuar se, pavarësisht rritjes së votave nga 3.000 në 4.200 krahasuar me rrethin e parë, kjo nuk ka qenë e mjaftueshme për fitore.

Ai ka akuzuar kundërshtarët për bashkim kundër kandidatit të mbështetur nga partia e tij, duke përmendur edhe mbështetjen e bazuar në përbërjen demografike dhe hartën kombëtare.

Mickoski ka falënderuar votuesit e tij, por edhe ata që nuk e kanë mbështetur, duke premtuar përkrahjen e Qeverisë për të gjithë banorët e Bërvenicës.

Megjithatë, në reagimin e tij mungon urimi për fituesin e zgjedhjeve. 

Back To Top