Dikur, gjatë fushatave zgjedhore, Izet Mexhiti përsëriste me krenari sloganin “Shkupjani nuk tutet”. Sot, kur nga tabela shtetërore në vendkalimin kufitar është hequr gjuha shqipe, lind pyetja: ku është ai zë që premtonte se do t’i dilte zot të drejtave të shqiptarëve?
Kur bëhet fjalë për një të drejtë të garantuar me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe me Kushtetutë, heshtja nuk mund të arsyetohet. Ligji nuk ka ndryshuar, por tabelat po.
Shqiptarët presin që ata që dikur flisnin me zë të lartë për dinjitetin dhe të drejtat kombëtare, sot të reagojnë me të njëjtin vendosmëri. Sepse mbrojtja e gjuhës shqipe nuk është çështje sloganesh, por detyrim ndaj ligjit dhe qytetarëve.
