🔴 Arrestohet inspektorja e AUV-së, dyshohet se mori 250 euro ryshfet

Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Shkup, kundër D.M. (42) nga Shkupi, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “marrje ryshfeti”, sipas nenit 357, paragrafi 1 të Kodit Penal.

Sipas njoftimit, e dyshuara është e punësuar në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë së RMV-së si inspektore shtetërore e ushqimit.

“NĂ« periudhĂ«n prej 17.09.2026 deri mĂ« 25.09.2026, gjatĂ« ushtrimit tĂ« kontrollit tĂ« rregullt nĂ« njĂ« person juridik – objekt hotelierik, ka kĂ«rkuar njĂ« shumĂ« tĂ« hollash prej 250 eurosh nĂ« formĂ« ryshfeti qĂ« tĂ« pĂ«rpilojĂ« procesverbalin e mbikĂ«qyrjes inspektuese tĂ« realizuar nĂ« tĂ« cilin do tĂ« konstatojĂ« se nuk janĂ« evidentuar parregullsi nĂ« punĂ«n e subjektit juridik edhe pse e ka ditur dhe ka qenĂ« e vetĂ«dijshme se subjekti juridik nuk i posedonte procedurat pĂ«r prodhim tĂ« mirĂ« tĂ« ushqimit dhe praktika tĂ« mira higjienike kur e ka kryer kontrollin”, njoftoi MPB. 

Sipas njoftimit, paratë dyshohet se i ka pranuar më 25 shtator 2026, dhe në të njëjtën ditë ia ka dorëzuar palës së dëmtuar edhe procesverbalin e mbikëqyrjes inspektuese të realizuar.

Ndaj të dyshuarës është ngritur kallëzim penal, ndërsa për rastin do të veprojë Prokuroria Themelore Publike në Shkup./Alsat.mk

Back To Top