🔴 BDI: Partneri i VLEN-it glorifikon Ratko Mlladiqin, ky është poshtërimi që na e servuat si ndryshim

Bashkimi Demokratik për Integrim ka adresuar reagime të ashpra pas publikimit nga një subjekt politik pjesë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut të një mesazhi që glorifikon ish-komandantin serb të Bosnjës, Ratko Mlladiq. 

BDI-ja e konsiderin këtë si „mega skandal“ dhe thotë se bëhet fjalë për një parti që është partner qeveritar i VLEN-it.

„Partia që sot është pjesë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut publikon një tekst në të cilin i thur elozhe Ratko Mlladiqit, person i dënuar nga drejtësia ndërkombëtare për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasjen e mijëra civilëve të pafajshëm në Srebrenicë“, thuhet në reagimin e BDI-së.

Nga BDI thonë se kjo nuk është vetëm çështje e së kaluarës, por se paraqet një mentalitet që, sipas tyre, po shfaqet publikisht nga një subjekt politik që është pjesë e pushtetit.

BDI-ja e akuzon VLEN-in çër heshje ndaj qëndrimeve të artnerëve të tij qeveritarë dhe ngre pyetje se ku janë përfaqësuesit e kësaj koalicioni kur bëhet fjalë për glorifikimin e figurave të dënuara për krime lufte.

„Ku është VLEN-i? Ku janë ata që na flisnin për Marrëveshjen e Ohrit, për respektimin e komuniteteve, për të drejtat e tyre dhe për një shoqëri të barabartë?“, pyet BDI-ja.

Sipas BDI-së, VLEN-i mban përgjegjësi politike për situatën, ndërsa partia e lidh këtë rast edhe me atë që e quan depërtim të konceptit të „Botës Serbe“ në institucionet e Maqedonisë së Veriut.

„Një opcion si VLEN-i që pranon të jetë marionetë e një politike me nostalgji për projektet e së kaluarës, duke i hapur rrugë depërtimit të konceptit të ‘Botës Serbe’ në institucionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nuk mund të fshihet më pas parullave për integrim, barazi dhe të drejta të komuniteteve“, thuhet në reagim.

BDI-ja e kritikon gjithashtu VLEN-in për atë që e cilëson si standard të dyfishtë lidhur me çështjet kombëtare.

„Për flamurin kombëtar shqiptar frikësohen ta ngrenë në tubimet e tyre, ndërsa për glorifikimin e kriminelëve të luftës nga partnerët e tyre qeveritarë nuk guxojnë të thonë asnjë fjalë“, thuhet në reagim.

Në fund, BDI-ja kërkon përgjegjësi politike dhe shkarkimin e atyre që, sipas saj, janë përgjegjës.

„VLEN mban përgjegjësi politike për këtë. Partitë me mentalitet të tillë nuk e kanë vendin në qeverisjen e një shteti multietnik dhe evropian“, thuhet në reagim, i cili përfundon me thirrjen: „SHKARKIM DHE BASHKË SHKONI N’SHPI!“

Back To Top