🔴 Bllaca bllokohet: Mbi 2 kilometra kolonë në kufi, qytetarët presin me orë❗️

Kaos i vërtetë në pikën kufitare të Bllacës. Qindra automjete kanë mbetur të bllokuara në një kolonë që, sipas informacioneve nga terreni, ka kaluar mbi 2 kilometra.

Qytetarët po presin me orë për të kaluar kufirin, ndërsa radha vazhdon të zgjatet. Shumë udhëtarë shprehen të pakënaqur me pritjet e gjata dhe ritmin e ngadaltë të procedurave, duke theksuar se situata po u shkakton vonesa të konsiderueshme.

Fluksi i madh i automjeteve ka rënduar ndjeshëm qarkullimin në këtë pikë kufitare, duke krijuar një situatë të vështirë për të gjithë ata që kanë zgjedhur të udhëtojnë përmes Bllacës.

Back To Top