🔴 Buxheti i vitit 2027 shkurton mjetet për mbrojtjen sociale dhe arsimin

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrievska-Koçoska, po përballet me pikëpyetje serioze lidhur me projektbuxhetin për vitin 2027, i cili parasheh ulje të mjeteve financiare për mbrojtjen sociale dhe arsimin.

Shkurtimi i fondeve në këta dy sektorë ngre shqetësime për mijëra qytetarë, veçanërisht për familjet në gjendje të vështirë ekonomike, kategoritë sociale dhe nxënësit që kanë nevojë për kushte më të mira arsimore.

Në vend që të forcojë mbështetjen për qytetarët më të cenueshëm dhe të sigurojë më shumë investime në arsim, ministria e drejtuar nga Dimitrievska-Koçoska po propozon një buxhet me më pak mjete për këta sektorë.

Kjo qasje kërkon përgjegjësi dhe shpjegime nga ministrja. Pse arsimi dhe mbrojtja sociale duhet të përballen me shkurtime? Cilat janë prioritetet që kanë marrë përparësi ndaj këtyre dy fushave?

Dimitrievska-Koçoska duhet t’u japë përgjigje qytetarëve se si do të ndikojnë këto reduktime në ndihmën sociale, shërbimet për familjet në nevojë dhe funksionimin e institucioneve arsimore.

Buxheti nuk është vetëm një dokument me shifra. Ai tregon se kujt i jepet përparësi dhe ku drejtohen paratë e qytetarëve.

Back To Top