🔴 Dafina Stojanoska sulmon me “Kuajt e Trojës”, Saranda Imeri pa reagim – Huseini: “Ku është deputetja më e zëshme?”

Një përplasje e re politike është hapur pas deklaratave të deputetes së VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanoska, e cila përdori metaforën e “Kuajve të Trojës”, duke drejtuar kritika ndaj VLEN-it.

Por ajo që bie në sy është mungesa e një reagimi publik nga përfaqësuesit e VLEN-it, pavarësisht kritikave të drejtpërdrejta. Në veçanti, në këtë debat nuk ka reaguar as deputetja Saranda Imeri, e cila vjen pikërisht nga kjo zonë dhe pritet të jetë një nga zërat përfaqësues të qytetarëve të saj.

Kjo heshtje është vënë në pikëpyetje edhe nga Fatih Huseini, i cili përmes një postimi në Facebook ka kritikuar ashpër mungesën e reagimit të deputetes.

“Mosni bre… Na keni lodhur. Asnjë reagim nga deputetja më e zëshme”, shkruan Huseini, duke ngritur publikisht pyetjen se ku është zëri i Saranda Imerit në një moment kur VLEN-i po përballet me kritika nga partnerët e koalicionit qeverisës.

Huseini nuk ndalet vetëm te kjo çështje, por kritikon edhe politikat e pushtetit, huamarrjen dhe investimet infrastrukturore, duke pretenduar se premtimet për ndryshim nuk po përkthehen në rezultate për qytetarët shqiptarë.

Në këtë situatë, mbetet e hapur pyetja: pse Dafina Stojanoska mund të sulmojë VLEN-in, ndërsa nga përfaqësuesit e këtij koalicioni nuk ka një përgjigje publike? Dhe, mbi të gjitha, ku është deputetja Saranda Imeri?

Back To Top