🔴 Fatmir Limani me mesazh të koduar për VLEN-in? “Këtë herë nuk vendos Malukati” – rikthimi po ua prish kompozimin?

Një mesazh me tone politike nga Fatmir Beqir Limani ka nxitur interpretime për një thumbim të mundshëm ndaj VLEN-it dhe zhvillimeve në skenën politike shqiptare.

Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Limani, të cilin e shoqëron me etiketimin “Kompozitori”, flet për rëndësinë e numrave në përcaktimin e së ardhmes, përgjegjësisë, mbrojtjes dhe përfaqësimit.

“Numrat janë përcaktues të të ardhmes, përgjegjësisë, mbrojtjes dhe përfaqësimit. Dëshirën e përcakton vullneti i shumicës në familje, shoqëri dhe shtet”, shkruan Limani.

Megjithatë, pjesa që tërheq më shumë vëmendje është përfundimi i postimit të tij: “Këtë herë nuk vendos Malukati”, një shprehje që mund të lexohet si mesazh me nënkuptime politike.

Limani vazhdon edhe me një tjetër fjali që lë hapësirë për interpretime: “Modeli; janë krijesa ime, është shije dhe përkëdhelje e kompozitorit”.

Edhe pse Limani nuk e përmend drejtpërdrejt VLEN-in dhe nuk sqaron se kujt i drejtohet mesazhi, formulimi i tij ka ngritur pikëpyetje nëse bëhet fjalë për një thumbim ndaj aktorëve politikë shqiptarë, në një kohë kur raportet politike dhe çështja e përfaqësimit mbeten tema të debatit publik.

A është ky një mesazh i përgjithshëm për rëndësinë e numrave dhe vullnetit të shumicës, apo një sinjal politik lidhur me një rikthim të mundshëm dhe ndryshimin e raporteve të forcave?

Për momentin, Limani nuk ka dhënë sqarime të mëtejshme nëse postimi i tij i referohet drejtpërdrejt VLEN-it apo ndonjë zhvillimi konkret politik.

Back To Top