🔴 Filipçe: LSDM kërkon pagë minimale prej 600 eurosh, ligjin do ta rikthejmë në Kuvend

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, njoftoi se partia do ta dorëzojë sërish në Kuvend propozim-ligjin për rritjen e pagës minimale në 600 euro.

Filipçe tha se rritja është veçanërisht e nevojshme me fillimin e vitit shkollor, kur rriten shpenzimet e familjeve.

“Jo 26 mijë denarë, sa është tani, por aq sa u nevojitet njerëzve për të përballuar nevojat dhe shpenzimet bazë”, deklaroi ai.

Përveç pagës minimale, Filipçe kërkoi edhe rritje të pagave në disa sektorë. Ai përmendi shëndetësinë dhe arsimin, duke kërkuar që pagat bazë të mjekëve specialistë dhe punonjësve të arsimit të rriten me 40 për qind.

Sipas Filipçes, kjo është përgjigjja konkrete e LSDM-së ndaj politikave ekonomike të Qeverisë së udhëhequr nga Mickoski.

Ai kritikoi Qeverinë, duke thënë se edhe pas fillimit të vitit të tretë të mandatit nuk sheh rezultate në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe bujqësi.

Back To Top