🔴 Mexhiti prap e përmend BDI-në, komentuesit ia tregojnë vendin

Një paraqitje e fundit e Izet Mexhitit, ku ai sërish sulmoi BDI-në, ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale. Nën postimet e tij, komentuesit e kanë vërshuar me kritika, duke ia rikujtuar se për rreth 20 vite ishte pjesë e po asaj partie që sot e sulmon.

Shumë prej komenteve theksojnë se Mexhiti ndërtoi karrierën politike brenda BDI-së dhe se është kontradiktore që tani përpiqet ta paraqesë veten si kundërshtarin më të madh të saj. “20 vjet ishe në BDI, tani flet sikur nuk ke qenë kurrë pjesë e saj”, ishte një nga komentet më të përsëritura.

Reagimet tregojnë se një pjesë e opinionit nuk e pranon këtë ndryshim të narrativës dhe kërkon përgjegjësi edhe për periudhën kur Mexhiti ishte pjesë e strukturave të BDI-së.

Back To Top