🔴 “Mos prisni tragjedinë për të kërkuar fajtorë” – Pollozhani alarmon për rrezikun në Strugë

Faton Pollozhani ka ngritur alarmin për gjendjen pranë Urës së Drinit të Zi në Strugë, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga Komuna dhe institucionet përgjegjëse.

Pollozhani paralajmëron për rrezikun që paraqesin instalimet dhe shtyllat elektrike në këtë zonë, duke rikujtuar tragjedinë e mëparshme në Strugë, ku humbën jetën tre persona.

Ai kritikon Komunën e Strugës dhe kryetarin Mendi Qyra, duke theksuar se më herët Komuna kishte kërkuar ndalimin e një iniciative të Forumit Rinor të BDI-së për sanimin e shtyllave elektrike, me arsyetimin se çështja do të trajtohej nga institucionet kompetente.

“Por sot, çfarë është bërë?”, pyet Pollozhani, duke kërkuar përgjegjësi dhe veprim konkret.

Sipas tij, qytetarët nuk kanë nevojë për fotografi dhe promovime, por për zgjidhje reale dhe masa parandaluese që do të shmangnin rrezikimin e jetës së qytetarëve.

“Përgjegjësia është të reagoni para se të ndodhë tragjedia, jo të kërkoni fajtorë pasi ajo të ndodhë. Struga ka nevojë për përgjegjësi dhe veprim”, shprehet Pollozhani.

Back To Top