🔴 MPB “zhduk” shqipen, ndërsa zv.ministri Astrit Iseni si “turist” në heshtje

Promovimi i sallës së re të sporteleve në objektin e MTV-së nga Ministria e Punëve të Brendshme, i prezantuar nga ministri Pançe Toshkovski si hap drejt modernizimit të shërbimeve, ka nxitur reagime të shumta për anashkalimin e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore.

Edhe pse u promovuan kushte “moderne” dhe sportele të reja për qytetarët, në opinion po shtrohet pyetja se pse shqipja vazhdon të mbetet në plan të dytë, ndërsa përfaqësuesit shqiptarë në pushtet heshtin.

Në fokus të kritikave është vendosur edhe Astrit Iseni, për të cilin reagimet në rrjetet sociale thonë se po sillet si “turist politik”, pa asnjë reagim publik ndaj mënyrës se si trajtohet shqipja në MPB.

Kritika të forta po drejtohen edhe ndaj VLEN-it, që dikur premtonte mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve dhe respektim të gjuhës shqipe, ndërsa sot, sipas qytetarëve, po mjaftohet me heshtje dhe arsyetime politike.

“Kur ishin në opozitë flisnin për çdo padrejtësi, sot nuk guxojnë të thonë asnjë fjalë”, janë disa nga komentet që po qarkullojnë në rrjetet sociale pas promovimit të fundit të MPB-së.

Back To Top