Nikolloski s’e bën “hesap” VLEN-in: Asnjë përfaqësues shqiptar në Komunën e Strugës
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, sot zhvilloi vizitë në Komunën e Strugës, ku u diskutua për projekte infrastrukturore, investime dhe zhvillimin e qytetit.
Por ajo që ra në sy ishte mungesa e plotë e përfaqësuesve shqiptarë dhe funksionarëve të VLEN-it.
Në një takim të zhvilluar në Komunën e Strugës, përkrah Nikolloskit nuk u pa asnjë përfaqësues shqiptar nga VLEN-i.
