🔴 Pas xhirimeve të Don Xhonit në “Makedonium”, Mickoski sot shkarkon drejtorin dhe Bordin Drejtues

Xhirimet e videoklipit të Don Xhonit brenda kompleksit memorial “Makedonium” në Krushevë kanë shkaktuar reagime të shumta në opinion, ndërsa në qendër të vëmendjes është vënë edhe mënyra se si është dhënë objekti për përdorim.

Sipas informacioneve të publikuara, hapësira është dhënë me qira për rreth 500 euro për disa orë xhirime. Drejtori i Muzeut Historik në Krushevë ka deklaruar se përdorimi i hapësirës është bërë në bazë të një vendimi të Bordit Drejtues që lejon dhënien e objektit për xhirime kundrejt kompensimit.

Rasti ka hapur debat për mënyrën e menaxhimit të objekteve me rëndësi kulturore dhe memoriale, ndërsa vëmendja është zhvendosur edhe te përgjegjësia e drejtuesve të institucionit.

Pas reagimeve të shkaktuara nga rasti, kryeministri Hristijan Mickoski sot do ta shkarkojë drejtorin dhe Bordin Drejtues të institucionit përgjegjës për kompleksin memorial “Makedonium”.

Back To Top