🔴 Përsëriten aksidentet në rrugën e Plastikës, përplasje mes veturës dhe motoçikletës

Një tjetër aksident është regjistruar në rrugën e Plastikës, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Sipas informacioneve fillestare, motoristi, i cili po kryente dërgesa për Wolt, po lëvizte në drejtimin e tij, ndërsa drejtuesi i veturës dyshohet se ka tentuar të kthehet duke kaluar mbi vijat e plota, çka ka çuar në përplasjen mes dy mjeteve.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar ekipet kompetente, ndërsa rrethanat e plota të aksidentit pritet të sqarohen nga organet përkatëse. Ky është një tjetër rast që rikthen shqetësimin për sigurinë në rrugën e Plastikës, ku aksidentet po bëhen gjithnjë e më të shpeshta.

Back To Top