🔴 Ramiz Merko dënohet me 5 mijë euro për pllakën përkujtimore në Komunën e Strugës

Gjykata Themelore e StrugĂ«s i ka shqiptuar sot ish-kryetarit tĂ« KomunĂ«s sĂ« StrugĂ«s, Ramiz Merko, njĂ« gjobĂ« prej 5.000 euroshpĂ«r vendosjen e paligjshme tĂ« njĂ« pllake pĂ«rkujtimore nĂ« hyrje tĂ« ndĂ«rtesĂ«s sĂ« komunĂ«s.

Sipas aktakuzës, vendosja e pllakës ka nxitur urrejtje dhe përçarje etnike mes banorëve të Strugës, duke përbërë vepër penale në bazë të Ligjit për Monumentet Memoriale dhe Memorialet.

Gjykatësi Jordan Jovanov deklaroi se gjykata e ka vlerësuar Merkon përgjegjës për veprën për të cilën akuzohet. Ai sqaroi se për rastin janë zhvilluar dy procedura, njëra kundërvajtëse dhe tjetra penale.

Sipas gjykatës, vendimi është mbështetur edhe në mendimin e Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, i cili është bazuar në vlerësime ekspertësh lidhur me përmbajtjen dhe simbolikën e pllakës.

Në fjalën përfundimtare, Merko e mohoi përfshirjen në vendosjen e pllakës. Ai tha se për të kishte mësuar vetëm pasi inspektorët shtetërorë të kulturës kishin njoftuar Komunën dhe kishin shqiptuar gjobë.

Sipas Merkos, Shoqata e Pensionistëve Shqiptarë kishte pranuar se e kishte vendosur pllakën gjatë një aktiviteti për përvjetorin e alfabetit shqip.

Back To Top