🔴 Selmani: LSH n’krye t’Parlamentit e AAA dhe Afrimi te shpija?

Nafie Selmani ka ngritur një sërë pyetjesh lidhur me zhvillimet e fundit në skenën politike, pas takimit të zhvilluar te kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke lënë të kuptohet se mund të ketë lëvizje të reja në raportet mes partnerëve politikë.

Sipas Selmanit, mbetet e paqartë nëse takimi kishte të bënte vetëm me zhvillimet politike apo nëse po përgatitet hyrja e Lidhjes Shqiptare në Qeveri. Ajo shtron edhe dilemën nëse mungesa e Badenterit mund të shërbejë si hapësirë për përfshirjen e LSH-së në ekzekutiv.

Më tej, Selmani pyet nëse Alternativa do të jetë e gatshme të heqë dorë nga posti i Kryetarit të Kuvendit dhe nëse Afrim Gashi do ta lëshojë këtë funksion në rast të një rikonfigurimi të shumicës parlamentare.

Ajo ngre pikëpyetje edhe për qëndrimin e Ziadin Sela, duke pyetur nëse do të pranonte të bëhej pjesë e Qeverisë pa postin e Kryeparlamentarit, por me poste të tjera ekzekutive.

Sipas Selmanit, mbështetësit e partive të përfshira presin përgjigje për këto zhvillime dhe për lëvizjet e mundshme politike, të cilat, sipas saj, do të bëhen më të qarta në periudhën në vijim.

Në fund, ajo ironizon edhe reagimin e mundshëm të Bekim Qoku, duke pyetur nëse edhe këtë herë do t’i cilësojë zhvillimet si “keqkuptim”, në rast se një skenar i tillë realizohet.

Back To Top