Presidenti amerikan Donald Trump e ka larguar Katie Zacharian nga posti i sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, vetëm pesë ditë pasi ajo mori detyrën, duke shënuar mandatin më të shkurtër në historinë e këtij pozicioni.
Vendimi erdhi pas kritikave për paraqitjen e saj të parë para gazetarëve dhe pikëpyetjeve mbi kualifikimet e saj profesionale. Zacharia u përball me reagime pasi pranoi se nuk e kishte kaluar provimin e licencimit për avokatë në Kaliforni.
Trump deklaroi se e kishte këshilluar të rishqyrtonte vazhdimin në këtë detyrë, duke argumentuar se ajo po përballej me presion të madh nga mediat.
Për momentin, presidenti amerikan nuk ka nxituar të emërojë pasuesin e saj.
