Akuzat për nepotizëm dhe favorizim familjar vazhdojnë të shoqërojnë kuadrot e VLEN-it. Në qendër të kritikave është vendimi për punësimin e vëllait të zv/drejtorit të institucionit, Amet Miftari, duke nxitur reagime se premtimet për meritokraci po zëvendësohen me punësime mbi baza familjare.
Sipas kritikëve, ndërsa familjarët e funksionarëve po gjejnë vend në institucione, shumë aktivistë dhe qytetarë që prisnin mundësi punësimi po mbeten në rrugë. Rasti ka hapur debat mbi transparencën dhe kriteret e punësimeve, me kërkesa që institucionet të funksionojnë mbi bazën e profesionalizmit dhe jo të lidhjeve familjare.
