6 milionë euro dëm në MEPSO – a po mundohet Burim Latifi ta fshehë skandalin përmes mediave?

Skandali financiar prej 6 milionë eurosh në MEPSO po ngre gjithnjë e më shumë pikëpyetje në opinionin publik, ndërsa emri i Burim Latifit po lidhet drejtpërdrejt me vendimet që, sipas pretendimeve publike, kanë shkaktuar këtë barrë financiare.

Në vend që të ketë përgjigje të qarta dhe transparencë për mënyrën se si u shkaktua ky dëm milionësh, në opinion po krijohet përshtypja se vëmendja po tentohet të zhvendoset përmes temave të tjera dhe sulmeve ndaj funksionarëve të tjerë, vetëm që fokusi të largohet nga përgjegjësia reale.

Ndërkohë, faturën e këtyre vendimeve nuk po e paguan askush nga ata që kanë qenë në pozita vendimmarrëse — por qytetarët, përmes parasë publike dhe nga xhepi i tyre.

Pyetja që mbetet është: kush do të mbajë përgjegjësi për 6 milionë eurot e humbura, dhe pse ende nuk ka një sqarim të plotë për publikun?

Back To Top