Selami nga AKI: Nga 139 anëtarë të bordeve në Qytetin e Shkupit, vetëm 23 janë shqiptarë

Koordinatori i këshilltarëve të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Selami, ka ngritur shqetësimin për përfaqësimin e shqiptarëve në bordet e institucioneve dhe ndërmarrjeve nën Qytetin e Shkupit.

Sipas Selamit, nga gjithsej 139 anëtarë të bordeve, vetëm 23 janë shqiptarë, ndërsa pjesa tjetër i përket komuniteteve të tjera.

Kjo përbën rreth 16.5 për qind të përbërjes së përgjithshme të bordeve.

Selami ka vënë në pikëpyetje përfaqësimin e shqiptarëve në strukturat drejtuese të institucioneve të Qytetit të Shkupit, duke e cilësuar këtë si një çështje që kërkon vëmendje dhe përgjigje nga institucionet kompetente.

Nga AKI pritet që çështja e përfaqësimit të shqiptarëve të ngrihet edhe më tej në Këshillin e Qytetit të Shkupit.

Back To Top