Bujar Osmani ka deklaruar se në vend pritet të zhvillohen zgjedhje të reja gjatë pranverës, duke theksuar se kjo çështje tashmë është komunikuar edhe me VMRO-DPMNE-në.
“Është komunikuar”, ka thënë Osmani, duke iu referuar komunikimit me VMRO-DPMNE-në, pa dhënë detaje të tjera lidhur me datën e saktë të zgjedhjeve apo procedurat që pritet t’i paraprijnë procesit zgjedhor.
Deklarata e tij vjen në një kohë kur në skenën politike po zhvillohen diskutime për hapat e ardhshëm institucionalë dhe për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja parakohshme në pranverë.
Megjithatë, deri më tani nuk është bërë e ditur një datë zyrtare për zgjedhjet. Vendimi përfundimtar pritet të merret nga institucionet kompetente, në përputhje me procedurat ligjore dhe kushtetuese.
