Shasivari në një vijë me Vuçiqin për UÇK-në

Ministri i Drejtësisë nga radhët e VLEN-it, Jeton Shasivari, ka shkaktuar reagime të shumta me mesazhin e tij për Kosovën dhe procesin gjyqësor që pritet më 16 shtator.

Shasivari deklaron se “drejtësia nuk ka anë politike” dhe kërkon që vendimi i gjykatës të respektohet, duke theksuar se për faktet, përgjegjësinë dhe fajësinë duhet të vendosë vetëm gjykata.

Qëndrimi i tij është interpretuar nga kritikët si një qasje në vijë me narrativën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq ndaj proceseve që lidhen me ish-pjesëtarët e UÇK-së.

Postimi ka shkaktuar reagime të forta edhe në rrjetet sociale. Në komentet e publikuara nuk kanë munguar kritikat e ashpra, por edhe fyerje e sharje nga përdorues shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, të cilët kanë shprehur revoltën ndaj qëndrimit të ministrit.

Debati pritet të intensifikohet në ditët në vijim, ndërsa 16 shtatori shihet si një datë me rëndësi për procesin.

Back To Top