Imrane Veliu Aliu zgjidhet kryetare e Forumit të Gruas të BDI-së në Çair

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Çair ka njoftuar se Imrane Veliu Aliu është zgjedhur kryetare e Forumit të Gruas të kësaj dege.

Sipas njoftimit, Veliu Aliu sjell në këtë detyrë një përvojë të gjatë profesionale dhe publike, të ndërtuar në fushën e medias, institucioneve shtetërore dhe angazhimit shoqëror.

Ajo është magjistre e Shëndetit Publik dhe e diplomuar në fushën e arsimit në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Gjatë karrierës së saj, Veliu Aliu ka punuar në media, përfshirë televizionin shtetëror dhe televizione lokale, ku është angazhuar në komunikim, informim dhe trajtimin e çështjeve me interes publik.

Përvoja e saj profesionale përfshin edhe angazhimin shumëvjeçar në Ministrinë e Shëndetësisë, si dhe drejtimin e sektorit të sterilizimit në nivel republikan.

Në njoftim theksohet se, si nënë e dy fëmijëve dhe profesioniste me përvojë në disa fusha, Veliu Aliu synon të kontribuojë në forcimin e rolit dhe pjesëmarrjes së grave në jetën publike dhe shoqërore përmes Forumit të Gruas.

Dega e BDI-së në Çair i ka uruar suksese në detyrën e re, duke vlerësuar përvojën dhe angazhimin e saj.

“Suksese, kryetare!”, thuhet në urimin e Degës së Çairit për Imrane Veliu Aliun.

Back To Top