Jam i bindur se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme”, deklaroi sot kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në brifingun e tij të rregullt të hënën me gazetarët.
Kur u pyet se në çfarë bazohet kjo bindje e tij, duke marrë parasysh deklaratat që janë bërë publike këto ditë, Gashi tha se është rezultat i intuitës së tij politike.
Duke informuar për koordinimin e rregullt të sotëm me personat e grupeve parlamentare në Kuvend, Gashi tha se përfaqësuesi i së Majtës ngriti çështjen e Kodit zgjedhor për shkak të qëndrimeve të shprehura në lidhje me zgjedhjet e parakohshme. Kryetari i Kuvendit tha se është mirë të diskutohet dhe se në takim theksoi se nëse ka gatishmëri, grupi punues në Kuvend dhe koordinatorët duhet të vazhdojnë bisedimet për Kodin zgjedhor.
Lidhur me ligjin për përfaqësim të drejtë, i cili është bllokuar në Parlament për shkak të bllokadës nga Badenteri dhe BDI-së, Gashi tha se ka qenë në komunikim me liderët, por mohoi që midis tyre është edhe Ali Ahmeti, kryetari i BDI-së.
Kryetari i Kuvendit paralajmëroi se së shpejti do të thirret një seancë e Komisionit për Politikë të Jashtme, në të cilën ambasadorët e rinj do t’i prezantojnë prioritetet e tyre.
Në takimin koordinues, u kërkua që në një seancë qeveritare të shqyrtohej çështja e mospjesëmarrjes së disa ministrave në seancat e opozitës dhe të pyetjeve të deputetëve.
Gjithashtu u kërkua që data e seancës së pyetjeve parlamentare të shtyhej për shkak të paralajmërimit se Kryeministri do të jetë në Nju Jork më 24 shtator në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Gashi gjithashtu informoi se nesër dzhet të vazhdojë seanca e 12-të plenare, si dhe se do të caktohen edhe vazhdimi i seancave të 73-të, 94-të dhe 100-të parlamentare.
