Shipkovica gati për të ndezur “Flakadanin e Lirisë” për krerët e UÇK-së

Fshati Shipkovicë është bërë gati për një tubim simbolik në mbështetje të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në prag të vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Në Shipkovicë pritet të ndizet “Flakadani i Lirisë”, si shenjë solidariteti dhe mbështetjeje për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, njofton TS.

Banorë dhe mbështetës nga zona pritet të mblidhen për të përcjellë mesazhin e tyre në prag të 16 shtatorit, datë kur pritet të shpallet verdikti në rastin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

“Flakadani i Lirisë” në Shipkovicë synon të përcjellë një mesazh uniteti dhe solidariteti, ndërsa vëmendja e opinionit shqiptar është e përqendruar te vendimi që pritet të merret në Hagë.

Back To Top