Zëvendëskryeministri dhe një nga figurat e VLEN-it, Bekim Sali, ka deklaruar se janë duke u zhvilluar bisedime me disa deputetë të opozitës shqiptare për mundësinë e bashkimit të tyre me shumicën.
“Jemi në bisedime me disa deputetë të opozitës shqiptare që të na bashkohen”, deklaroi Sali, duke konfirmuar se VLEN po zhvillon kontakte politike me deputetë që aktualisht janë pjesë e opozitës shqiptare.
Sali nuk bëri të ditur se për cilët deputetë bëhet fjalë, ndërsa nuk dha detaje nëse bisedimet kanë arritur në një fazë konkrete apo nëse tashmë ekziston ndonjë marrëveshje.
Deklarata e zëvendëskryeministrit hap një tjetër pikëpyetje në skenën politike shqiptare dhe pritet të shkaktojë reagime nga partitë opozitare, veçanërisht nëse bisedimet eventualisht rezultojnë me kalime konkrete të deputetëve.
Mbetet të shihet nëse paralajmërimi i Saliut do të shndërrohet në një lëvizje konkrete politike dhe nëse VLEN do të arrijë të sigurojë përkrahje të re në Kuvend.
