Snopçe i përgjigjet Feratit: “Ky disproporcion nuk kishte shans të ndodhte në kohën e Artan Grubit”

Deputeti Halil Snopçe i është përgjigjur ministrit aktual Agon Ferati lidhur me përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet publike, duke kritikuar disproporcionin e krijuar në disa institucione.

Snopçe tha se, ndonëse ka qenë një nga kritikuesit më të mëdhenj të ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi, një situatë e tillë, sipas tij, nuk do të mund të ndodhte gjatë kohës së tij.

“Unë kam qenë një prej kritikuesve më të mëdhenj të Artan Grubit, por në kohën e tij nuk ka mundur të ketë kështu disproporcione, qoftë në drejtori publike, qoftë në Shkollën e Mesme Policore, ku janë pranuar vetëm 9 shqiptarë prej 810 vetave”, deklaroi Snopçe.

“Jo, jo, këto gjëra nuk kanë pasur shans të ndodhin. Prandaj merrni masa”, u shpreh ai.

Snopçe iu referua edhe një interviste të ministrit Ferati, duke thënë se aty nuk është bërë dallim mes ish-ministrit Artan Grubi dhe ministrit Ivan Stoilkoviq.

“Nuk mund të hidhet faji te e kaluara”, tha Snopçe, duke kërkuar nga ministri aktual që të ndërmarrë masa për situatën e krijuar.

Back To Top