Azgan Haklaj ndalohet në kufi, shoqërohej nga Ferdinand Samarxhiu: RMV e cilëson “kërcënim për sigurinë kombëtare dhe publike”

Azgan Haklajt i është ndaluar hyrja në territorin e Maqedonisë së Veriut në pikën kufitare Bllatë–Dibër.

Haklaj, i cili shoqërohej nga gazetari Ferdinand Samarxhiu, është ndaluar në vendkalimin kufitar, ndërsa si arsyetim për ndalimin është dhënë se paraqet “kërcënim për sigurinë kombëtare dhe publike”.

Sipas informacionit të bërë të ditur, autoritetet nuk e kanë lejuar Haklajn të vijojë hyrjen në territorin e RMV-së.

Ngjarja ka ndodhur në pikën kufitare Bllatë–Dibër, ndërsa mbeten për t’u sqaruar rrethanat dhe baza e plotë ligjore e vendimit të autoriteteve.

Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera zyrtare lidhur me arsyetimin e plotë të vendimit.

Back To Top