Makineritë që po përdoren për ndërtimin e stadiumit të Shkëndijës në Haraçinë janë përfshirë nga zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në hapësirën ku po zhvillohen punimet për qendrën e re sportive të klubit. Projekti për stadiumin dhe qendrën sportive ka nisur ditët e fundit, pas vendosjes së gurthemelit më 25 shtator.
Për momentin nuk dihen rrethanat e sakta të incidentit, ndërsa pritet që autoritetet të dalin me më shumë informacione për shkakun e zjarrit dhe dëmet e shkaktuara.
Qendra sportive në Haraçinë është paraparë të shërbejë për stërvitjet e Shkëndijës dhe zhvillimin e aktiviteteve sportive për të rinjtë e komunës.
