Ligji për Specialen, Hamza: Kuvendi mund t’i shfuqizojë edhe marrëveshjet ndërkombëtare

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka komentuar miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të miratuara në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës.

Hamza ka thënë se Kuvendi dhe deputetët e kanë përmbushur përgjegjësinë e tyre, duke vlerësuar se ligji është miratuar në mënyrë të rregullt dhe procedurale.

“Kuvendi e ka kry punën e vet, deputetët e kanë kry punën e vet. Një prej detyrave dhe përgjegjësive kryesore të Kuvendit është me aprovu ligje. Kuvendi aprovon ligje, ndërsa ata të cilët janë të detyruar me i zbatu, duhet me i zbatu ligjet”, ka deklaruar Hamza.

Ai ka thënë se PDK-ja konsideron se ndryshimet ligjore janë miratuar në përputhje me procedurat dhe se ligji është i zbatueshëm.

“Ne konsiderojmë që Kuvendi e ka aprovu ligjin në mënyrë të rregullt, procedurale dhe kam thënë që ligji është i zbatueshëm për të gjithë”, ka theksuar ai.

Hamza ka përmendur edhe kompetencat e Kuvendit për ndryshimin e Kushtetutës dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, duke argumentuar se institucioni ka të drejtë të ndërmarrë veprime të tilla në kuadër të kompetencave të tij.

Back To Top