Tetovari Asllan Koka ka deklaruar publikisht se është i gatshëm të vendosë pasurinë e tij të paluajtshme si garanci pasurore për ish-zëvendëskryeministrin Artan Grubi, me qëllim që atij t’i kthehet pasaporta.
Koka përmes një reagimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se është i gatshëm që edhe shtëpinë e tij ta vërë në dispozicion të procedurës si garanci.
“Edhe pasuria e paluajtshme e ime është në dispozicion të Artan Grubit për t’u vendosur si garanci pasurore, me qëllim që t’i kthehet pasaporta”, ka shkruar Koka.
Deklarata vjen në kohën kur çështja e Artan Grubit dhe masave të vendosura ndaj tij vazhdon të jetë në vëmendjen e opinionit publik.
Me këtë qëndrim, Koka shpreh gatishmëri të marrë përsipër një garanci pasurore në mbështetje të Grubit, duke e bërë publike edhe përmes rrjeteve sociale.
