Prishtina përgatitet për protestë masive, kërkohet dorëheqja e Albin Kurtit!

Një protestë kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, është paralajmëruar të mbahet më 1 nëntor në Prishtinë, ku organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive.

Protesta do të zhvillohet në sheshin “Skënderbeu”, duke filluar nga ora 12:00, ndërsa kërkesa kryesore e organizatorëve është dorëheqja e kryeministrit Kurti.

Organizatorët kanë ftuar qytetarët nga të gjitha pjesët e Kosovës që të bashkohen në këtë tubim për të shprehur pakënaqësitë e tyre dhe për të kërkuar llogaridhënie nga qeveria.

“Është koha që zëri i qytetarëve të dëgjohet dhe kërkesat tona të shprehen hapur, me dinjitet dhe vendosmëri”, thuhet në deklaratën e organizatorit të protestës.

Pjesëmarrësit janë inkurajuar të sjellin pankarta dhe mesazhe për të shprehur qëndrimet e tyre në mënyrë paqësore. Organizatorët kanë bërë të ditur se do ta njoftojnë Policinë e Kosovës për zhvillimin e protestës.

Mbetet të shihet se sa qytetarë do t’i përgjigjen thirrjes për protestë më 1 nëntor, në një tubim ku kërkesa kryesore është largimi i Albin Kurtit nga posti i kryeministrit.

Back To Top