Levica me fjalë të mëdha për VLEN-in Prej nga buron ky admirim?

Kryetari i së Majtës (Levica), Dimitar Apasiev, ka komentuar zhvillimet politike në Bërvenicë, duke e vendosur VLEN-in në qendër të përplasjes politike me VMRO-DPMNE-në.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Apasiev shkruan: “ВРЕДИ пак го помоча ДПМНЕ, овојпат во Брвеница”, duke pretenduar se VLEN-i e ka mposhtur politikisht VMRO-DPMNE-në, kësaj radhe në Bërvenicë.

Deklarata e kreut të Levicës ka tërhequr vëmendje, sidomos për shkak të gjuhës së përdorur dhe faktit se VLEN-i është pikërisht subjekti politik shqiptar që Apasiev e vendos në raport të drejtpërdrejtë me VMRO-DPMNE-në.

Në këtë kontekst, lind edhe pyetja: prej nga buron ky admirim i papritur i Levicës për VLEN-in?

Zhvillimet në Bërvenicë duket se kanë tejkaluar përmasat e një gare lokale, duke u shndërruar në një tjetër pikë përplasjeje mes forcave politike në vend.

Fakti që edhe kundërshtarë të deklaruar të VLEN-it po komentojnë dhe po i japin peshë rezultatit të saj, tregon se zhvillimet në Bërvenicë kanë marrë një dimension më të gjerë politik.

Back To Top