Mexhiti në Dibër pa Kasamin dhe Adnan Azizin – A po i përjashton nga Zona 5?
Izet Mexhiti sot ka qëndruar në Dibër, ku është takuar me kryetarin e Komunës, Fisnik Mela. Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe ministra, zëvendësministra dhe deputetë.
Ajo që bie në sy është mungesa e Bilall Kasamit dhe Adnan Azizit, të cilët nuk janë shfaqur përkrah Mexhitit gjatë kësaj vizite.
Mungesa e tyre ngre pikëpyetje: A po i anashkalon Mexhiti Kasamin dhe Adnan Azizin në Zonën 5, apo bëhet fjalë vetëm për një takim pa pjesëmarrjen e tyre?
