“Haxhi pishman” Seferi, fillimisht preu shiritin pa gjuhën shqipe, pastaj doli në mbrojtje

Muamer Seferi në qendër të kritikave pas dy qëndrimeve që ngrenë pikëpyetje për raportin e tij me përdorimin e gjuhës shqipe në hapësirat publike.

Muamer Seferi po përballet me kritika për qëndrimet e tij lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe, pas një rasti që ka rikthyer në vëmendje çështjen e respektimit të saj në institucionet dhe hapësirat publike.

Fillimisht, Seferi mori pjesë së bashku me kryetarin e Komunës së Butelit, Darko Kostovski, në prerjen e shiritit për parkun e madh në këtë komunë, ku, sipas pamjeve dhe materialeve të publikuara, mungonte gjuha shqipe.

Por ajo që e bën rastin edhe më të diskutueshëm është fakti se më pas Seferi doli në mbrojtje të gjuhës shqipe, duke u shfaqur në krah të këshilltarëve në debatin për tabelën dhe përdorimin e shqipes.

Ky kontrast mes dy paraqitjeve ka nxitur reagime dhe pikëpyetje: si është e mundur që në një aktivitet zyrtar të pranohet anashkalimi i gjuhës shqipe, ndërsa më pas të kërkohet mbrojtja e saj në një rast tjetër?

Për kritikët, mbrojtja e gjuhës shqipe nuk mund të jetë çështje që aktivizohet vetëm kur krijon mundësi për paraqitje publike, por duhet të jetë qëndrim i njëjtë në çdo rast dhe në çdo institucion.

Në fund, mbetet pyetja: a bëhet fjalë për një qëndrim të qëndrueshëm në mbrojtje të gjuhës shqipe apo për një reagim të vonuar pasi vetë është pjesë e një aktiviteti ku ajo u anashkalua?

Back To Top