Një takim mes Fatmir Limanit dhe kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka nxitur interesim për zhvillimet e fundit në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut,
Deri më tani nuk ka informacione zyrtare lidhur me temat që janë diskutuar gjatë këtij takimi, ndërsa mbetet e paqartë nëse është biseduar edhe për ndonjë bashkëpunim të mundshëm politik.
Takimi ngre pikëpyetje nëse bëhet fjalë për një takim miqësor apo nëse pas tij mund të fshihen bisedime për një afrim të mundshëm politik dhe kalimin e Fatmir Limanit në radhët e Aleancës për Shqiptarët.
Ndryshe, Fatmir Limani ka qenë pjesë e VLEN-it dhe ka ushtruar funksionin e ministrit në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.
Mbetet të shihet nëse ky takim do të pasohet me zhvillime të reja politike dhe nëse palët do të japin ndonjë sqarim publik për përmbajtjen e bisedës.
