INCIDENT TRONDITËS në Klinikën e Gjinekologjisë në “Nënë Tereza”: Foshnjës dyditëshe, nga pakujdesia, i pritet me gërshërë një pjesë e gishtit të madh!

Një foshnje vetëm dy ditëshe raportohet se ka pësuar lëndim në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup, ku me gërshërë i është prerë një pjesë e gishtit.

Sipas raportimit të gazetës Sloboden Peçat, rasti ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë dhe kujdesin ndaj të porsalindurve.

Nga Klinika kanë njoftuar se po hetojnë rrethanat e incidentit dhe kanë paralajmëruar masa më të rrepta ndaj personave përgjegjës, nëse konstatohen shkelje.

Pritet që hetimi i brendshëm të sqarojë se si ka ndodhur incidenti dhe nëse janë respektuar protokollet e kujdesit shëndetësor.

Back To Top