143 shtete PRO, Maqedonia e Veriut KUNDËR përkrah Izraelit – VLEN edhe njëherë PRO Netanyahut dhe KUNDËR refugjatëve palestinezë!
Maqedonia e Veriut ka votuar kundër rezolutës për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA), duke u rreshtuar në të njëjtën anë me Izraelin.
Qëndrimi i përfaqësuesve të VLEN-it në pushtet vihet sërish në qendër të vëmendjes pas këtij votimi, ku Maqedonia e Veriut ishte në mesin e vetëm 9 shteteve që kundërshtuan rezolutën, përballë 143 shteteve që votuan pro.
UNRWA ofron arsim, kujdes shëndetësor, shërbime sociale dhe ndihmë emergjente humanitare për miliona refugjatë palestinezë.
Rezultati i votimit:
- 143 shtete – PRO
- 9 shtete – KUNDËR
- 20 shtete – ABSTENIM
VLEN edhe njëherë përballet me pyetjen: pse Maqedonia e Veriut votoi në të njëjtën anë me Izraelin kundër kësaj rezolute?
