Hipokrizia e VLEN-it: BDI votoi PËR ndihmën humanitare për palestinezët, VLEN votoi KUNDËR!
Në vitin 2023, kur BDI ishte pjesë e Qeverisë dhe Bujar Osmani ministër i Punëve të Jashtme, Maqedonia e Veriut votoi PËR rezolutën e OKB-së për mbështetjen e UNRWA-s, agjencisë që siguron ndihmë humanitare, shëndetësi dhe arsim për refugjatët palestinezë.
Më 18 nëntor 2026, me VLEN-in në Qeveri, Maqedonia e Veriut votoi KUNDËR rezolutës për të njëjtën agjenci humanitare.
Nuk bëhet fjalë për pranimin e refugjatëve palestinezë në Maqedoninë e Veriut, por për mbështetjen ndërkombëtare të ndihmës humanitare për ta.
Pikërisht këtu del në pah hipokrizia e VLEN-it, përfaqësuesit e të cilit gjatë fushatave zgjedhore shfrytëzonin ndjenjat fetare dhe solidaritetin me Palestinën për të fituar vota.
Kur u duheshin votat e shqiptarëve, flisnin për Palestinën. Kur palestinezëve u duhet ndihma humanitare, votojnë kundër!
Feja nuk mund të përdoret për vota, ndërsa solidariteti të harrohet sapo të merret pushteti.
