Kryetari i LSDM-së dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, deklaroi se është i gatshëm që tragjedia në spitalin modular të Tetovës të hetohet sërish, madje edhe në bashkëpunim me Prokurorinë Evropiane.
„Le të hetohet përsëri edhe rasti i spitalit modular“, tha Filipçe në emisionin „Studio e Natës“ në 4TV.
Ai shprehu keqardhje për tragjedinë, duke theksuar se spitalet modulare ishin ndërtuar gjatë pandemisë për të shpëtuar jetë njerëzish. Sipas tij, Prokuroria nuk kishte konstatuar shkelje të detyrave zyrtare apo korrupsion në veprimtarinë e tij.
