NUK KA PENGESË QË E NDAL RININË SHQIPTARE! “KOMANDANT, KTHEHU!” jehon në rrugët e Shkupit!
Edhe pse rrugët u bllokuan dhe pengesat nuk munguan, rinia shqiptare sonte doli masivisht në rrugë për të festuar me krenari Festën Kombëtare!
Me flamuj kuqezi dhe me mesazhe të qarta, të rinjtë dëshmuan se asnjë pengesë nuk mund ta ndalë shpirtin dhe krenarinë kombëtare. Në mesin e mesazheve që u bartën ishte edhe thirrja: “Komandant, kthehu! Se vaza(l)ët na morrën në qafë!”
Mund t’ua bllokoni rrugët, por nuk mund t’ua ndalni zërin, krenarinë dhe dashurinë për flamurin kuqezi!
Kjo është rinia shqiptare që nuk heq dorë nga identiteti dhe simbolika e saj kombëtare.
Lavdi flamurit kuqezi! Gëzuar Festën Kombëtare! 🇦🇱
